Zjarri përfshin spitalin COVID në Rusi, humbin jetën 5 pacientë të infektuar

Të paktën pesë pacientë me koronavirus kanë humbur jetën në Shën Peterburg në Rusi, pasi spitali ku ata ndodheshin u përfshi nga flakët.

Ministria e Shëndetësisë në Rusi konfirmoi vdekjen e pacientëve, të cilët ndodheshin në kujdes intensiv.

Sipas mediave ruse, zjarri shpërtheu në ventilatorët e spitalit për shkak të mbingarkesës.

Nga spitali u evakuuan 150 persona.

Numri i rasteve të reja me koronavirus në Rusi u rrit me 11 656, që nga e hëna, një rritje rekord ditore, duke e çuar totalin zyrtar në 221.344 të infektuar.


Shtuar 12.05.2020 07:12