Një tërmet i fuqishëm ka rënë në ishujt Kuril, në lindje të Rusisë. Tërmeti ishte me magnitudë 7.5 të shkallës rihter.
Tërmeti me thellësi 60 km u ndje në Japoni dhe disa zona të tjera të Rusisë. Forca e lartë e tërmetit ka dhënë alarmin për cunami.
Mediat e huaja shkruajnë se Qendra Kombëtare e Cunamit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke monitoruar situatën, pasi paraqitet një rrezik real për Alaskën dhe bregun perëndimor të Amerikës.
Gjithashtu alarmi për cunam është dhënë edhe për Japoninë, pasi lëkundjet e forta mund të ndryshojnë nivelin e detit në brigjet e Japonisë.