Stuhia paralizon Britaninë e Madhe, shembet çatia e një blloku banesash

Si pasojë e motit të keq, një sërë problemesh po hasin qytetarët në Britaninë e Madhe.

Një copë e madhe e çatisë u rrëzua në një bllok banesash, si pasojë e stuhisë Brendan, e cila përshkruhet nga erëra mjaft të forta dhe reshje shiu.

Një kalimtar, i cili filmoi incidentin me telefonin e tij celular, tregon sesi njerëzit janë tmerruar, ndërkohë që nga sipër bienë ende mbeturina.

Shërbimi i Ambulancës Qendrore Jugore deklaron se nuk ka të lënduar si pasojë e incidentit.

Një zëdhënës i këshillit u ka bërë thirrje njerëzve të shmangin zonën: “Ne jemi të vetëdijshëm për incidentin në Rrugën e Lartë Slough dhe oficerët specialë janë në rrugë për të ndihmuar shërbimet e urgjencës”.

“Ne nuk besojmë se dikush është dëmtuar rëndë, dhe ne po punojmë me shërbime të tjera urgjente për ta bërë vendin e sigurt.

Rruga është e mbyllur dhe njerëzit këshillohen të shmangin zonën.

Faleminderit të gjithëve për durimin e tyre të vazhdueshëm ndërsa merremi me incidentin”, deklaron policia.

Si pasojë e erërave të forta pati vonesa në shërbimin e hekurudhave, ndërkohë që shoferëve të makinave u është kërkuar që të kenë një kujdes të shtuar në rrugë.

Erërat e forta gjithashtu detyruan linjat ajrore të devijojnë shtatë fluturime të planifikuara për të zbritur në aeroportin Gatwick.


Shtuar 14.01.2020 20:28