Shifra të frikshme nga Italia: 194 të vdekur nga koronavirusi vetëm sot!

Italia po përjeton periudhën e vështirë nga koronavirusi i cili po bën kërdi.

Autoritetet italiane sapo kanë publikuar të dhënat më të fundit gjatë 24 orëve duke njoftuar për 194 të vdekur vetëm gjatë këtyre orëve.

Me këtë shifër, numri total i të vdekurve nga koronavirusi në Itali shkon në 827 të vdekur.

Ndërkohë, numri total i të prekurve të ka shkuar në 10 590 me një rritje me 2 076 raste pozitive krahasuar me 24 orë më parë.


Shtuar 11.03.2020 17:26