Koronavirusi nuk ndalet, vendoset të anulohet një tjetër finale kupe

Presidentët e Real Sosiedad dhe Atletik Bilbaos ranë dakort të shtyhet Finalja e Kupës së Mbretit, e planifikuar për tu luajtur në datë 18 prill.

presidentetNë fakt takimi u mbajt nga Federata Spanjolle e Futbollit, ku u thirrën dy presidentët e klubeve, të cilët pranuan shtyrjen e ndeshjes duke qenë se asnjëra palë nuk dëshironte të luanin pa tifozë.

oNë këtë mënyrë koronavirusi po zgjeron rrezen e veprimit në futbollin europian me një shpejtësi të frikshmë, teksa pothuajse të gjitha garat për klube janë prekur.

sociedadReal Sociedad dhe Bilbao takohen për herë të parë në një finale, prandaj dhe asnjëri nga klubet nuk dëshiron të privojë tifozët nga një ndeshje e tillë.

Për sa i përket historisë së suksesit në këtë kompeticion, duhet theksuar se Bilbao kryeson ndjeshëm teksa e ka fituar 23 herë këtë kupë (e dyta pas Barcelonës që e ka fituar 30 herë), ndërkohë Sosiedadi e ka fituar vetëm dy herë.


Shtuar 11.03.2020 17:43