Cikalleshi tund rrjetën në Turqi (VIDEO)

Bomberi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin turk, me fanellën e Akhisarspor, në sfidën ndaj Adana Demirsport.

Ky është goli i dytë radhazi dhe i 8-ti në kampionat për sulmuesin kavajas, i cili duket se po rigjen formën e dikurshme. Në minutën e 29-të, pas asistit të Dizam nga e majta, Cikalleshi goditi saktë në hyrje të zonës me të majtën, teksa zhbllokoi shifrat, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij.


Shtuar 11.03.2020 17:21