Serbia ndalon largimin e infermierëve në Gjermani

Serbia ka ndërprerë papritur dërgimin e infermierëve në Gjermani, njoftoi gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Sipas përllogaritjeve ende mungojnë në Gjermani, 50.000 deri në 100.000 forca punëtore në sektorin e shëndetësisë.

Këtë krizë, vendi po përpiqet ta zbusë duke tërhequr infermierë të kualifikuar nga jashtë. Ndër vendet e preferuara për këtë qëllim janë ato të Ballkanit. Drejt Gjermanisë, janë larguar infermierë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut.

Në bazë të një projekti të “Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, GIZ dhe Agjencisë Federale të Punës, BA, “Triple Ëin-Projekt” janë bërë marrëveshje edhe me Serbinë, Bosnjen, Tunizinë dhe Filipinet. Por Serbia ka vendosur të ndërpresë dërgimin e infermierëve në Gjermani, e vitin e ardhshëm, terheqja nga marrëveshja mund të jetë e plotë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç foli me tone të ashpra për turet e ministrit gjerman të shëndetësisë Jens Spahn, që vitin e kaluar ishte në Kosovë dhe Meksikë për të tërhequr fuqinë punëtore në shëndetësi. Agjencia gjermane dpa dhe gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, e citojnë Vuçicin të deklarojë për Spahn se: “Ia kam thënë në fytyrë, nuk dua që të vish në Serbi dhe të marrësh infermieret e mia. Të vlerësoj, je një ministër i shkëlqyer. Ke sistemin shëndetësor më të mirë në botë. Por mos hajde në Serbi”. Sipas Agjensisë Federale në Serbi aktualisht shihet në një formë mjaft më kritike tani se më parë një kalim i forcave të punës nga Serbia në Gjermani.


Shtuar 21.02.2020 10:53