Pinë alkool për të luftuar koronavirusin, vdesin 300 persona

300 persona kanë humbur jetën për shkak të konsumimit të alkoolit, konkretisht Methanol, pas zërave se ky mund të kuronte koronavirusin.

Ndërkohë, mediat iraniane raportojnë se më shumë se 1.000 janë sëmurë deri më tani pasi kishin konsumuar këtë lëndë.

Kjo vjen pasi Teherani njoftoi për 144 vdekje të reja nga koronavirusi të premten, duke e çuar numrin e viktimave në 2.378. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 32.300 persona.


Shtuar 30.03.2020 07:20