Njihuni me popullin më të ndershëm dhe më të sinqertë në botë

Nëse të humb një kuletë ose një çantë në Tokio, Japoni, me siguri që do ta gjesh shumë shpejt.

Me një popullsi të qytetit që shkon deri në 14 milionë njerëz, miliona sende humbin çdo vit. Por një numër i madh i tyre e gjejnë rrugën për te i zoti.

Në vitin 2019, mbi 545,000 karta identiteti iu kthyen pronarëve të tyre nga Policia Metropolitane e Tokios – 73% e numrit të përgjithshëm të letërnjoftimeve të humbura.

Po kështu, 130,000 telefonë celularë (83%) dhe 240,000 kuleta (65%) u rikthyen. Shpesh këto sende kthehen në të njëjtën ditë që humbin, pra brenda ditës.

Normat kulturore, fetare dhe policët miqësorë të lagjes, e bëjnë të lehtë këtë gjë në Tokio.

Ekziston një ide që japonezët motivohen nga “frika”; nëse gjithmonë vëzhgohen dhe prirja e tyre është të mendojnë së pari për të tjerët, pastaj për veten.


Shtuar 18.01.2020 08:48