Mposhti koronavirusin, Boris Johnson i rikthehet punës

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, do të kthehet sot në punë.

Boris do të vijojë punën, një muaj pasi u prek nga pandemia Covid-19 dhe pasi u shërua prej sëmundjes.

BBC shkruan se kryrminstri anglez kaloi një javë në Spitalin St Thomas në Londër, duke përfshirë tre net në kujdes intensiv, pasi u shtrua në 5 Prill.

Nga ana tjetër, sekretari i Jashtëm Dominic Raab, i cili ka qenë në krye të punëve, pas sëmundjes së kryeministrit, tha se Borsi tani “po merrej me vrap”.

Johnson do të rifillojë detyrat me kohë të plotë – duke nisur kryesimin e takimit të rregullt të kabinetit të mëngjesit per Covid-19 para se të zhvillojë bisedime me ministra dhe zyrtarë të vjetër.


Shtuar 27.04.2020 06:49