Mijëra njerëz “derdhen” rrugëve për Soleimanin, trupi dërgohet në vendlindje

Mijera iraniane kanë dalë në rrugët e Teheranit për t’i dhënë lamtumirën gjeneralit Qasem Soleimani përpara varrimit të tij.

Të veshur me të zeza dhe me brohoritje kundër Amerikës, ata shoqëruan nëpër Teheran kortezhin mortor me arkivolin që mbante trupin e komandatit të njësisë KUDS të Gardës revolucionare Iraniane.

Trupi i tij ka mbërritur në qytetin e tij të lindjes, Kerman në Iranin juglindor, ku do varroset.

Gjenaral Kasem Sulejmani, një nga lideret më popullore neë Iran u vra të premten në Irak, në një sulm ajror me urdhër të Presidentit amerikan Donald Trump.

Pas kësaj ngjarjeje Irani ka premtuar “hakmarrje të rëndë” ndaj Washingtonit dhe hapi i parë ishte terheqja nga marrëveshja bërthamore e 2015-tës.


Shtuar 7.01.2020 12:41