Jeta e re sapo ka nisur, Harry dhe Meghan fotografohen duke zbritur nga avioni (FOTO LAJM)

Pas ndonjë fotoje të Meghan-it të shkrepur tek-tuk, ajo dhe Harry u fotografuan për herë të parë bashkë, që pas vendimit për t’u larguar në Kanada. Në fotot e siguruara nga Daily Mail, çifti duket i lumtur teksa dilte nga një avion ekonomik, në Aeorportin Victoria International, në Kanada.

Meghan kishte veshur një bluzë me vija blu dhe të bardha, xhinse të zeza dhe triko të zezë. Në dorë mbante laptopin, telefonin dhe çantën. Çifti nuk e kishte marrë me vete Archie-n, i cili me siguri ka qëndruar me nënën me Meghan-it.

Tani që ata kanë zgjedhur të bëjnë një jetë të thjeshtë, janë munduar të reduktojnë sa më shumë shpenzimet. Nëse më para udhëtonin me avionë privatë, tanimë zgjedhin ata ekonomikë. Po ashtu, ata mbyllën zyrën e tyre në Buckingham Palace dhe si rrjedhojë shkurtuan stafin.


Shtuar 17.02.2020 11:51