Greqia shtyn fluturimet për një afat të dytë

Në Greqi, Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi të mërkurën se do të zgjasë një ndalim të fluturimeve tregtare me gjashtë shtete deri në 15 maj, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në Greqi.

Sipas njoftimit për avionët (NOTAMS) lëshuar nga autoriteti, ndalimi ka të bëjë me Italinë, Spanjën, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Hollandën dhe Gjermaninë.

Ndalimi përjashton fluturimet për avionët që transportojnë mallra, pajisje sanitare dhe humanitare. Të përjashtuar janë edhe tragetet, fluturimet shtetërore, të urgjencës, karburantit dhe ushtarake, si dhe ato nga agjensia kufitare e Bashkimit Evropian, Frontex si dhe fluturimet për të mbështetur sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor dhe për të riatdhesuar qytetarët grekë.

Autoritetet greke gjithashtu po zgjasin një ndalim të përkohshëm për hyrjen e shtetasve nga vendet jo të BE, por duke përjashtuar kategoritë e mëposhtme:

Punonjës të shëndetit; shtetas të vendeve të treta që kanë vizë afatgjatë në një vend evropian dhe Shengen; personel qeveritar, diplomatik, ushtarak dhe humanitar; ekuipazhet e avionëve dhe qytetarë jo të BE që kanë marrë një leje udhëtimi nga një Konsullatë Greke.


Shtuar 16.04.2020 10:15