Greqia goditet sërish nga një tërmet i fortë

Një tërmet me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka goditur rreth orës 01:50 të mëngjesit të së dielës 22 kilometra në jugperëndim të malit Athos në Greqi.

Ai është ndjerë në manastire, gjatë vigjiljes së Kryqit të Shenjtë ndërkohë që Mali Athos po kremtonte sipas kalendarit të vjetër.

Pas tij pasuan tërmete të tjera me magnitudë më të ulët, një prej tyre 3.9 në 2:09 të mëngjesit, me të njëjtën epiqendër, pa shkaktuar dëme.


Shtuar 27.09.2020 07:55