DASH thirrje amerikanëve: Largohuni menjëherë nga Iraku!

Departamenti Amerikan i Shteti ka bërë thirrje urgjente shtetasve amerikan që janë të vendosur apo gjenden në Irak dhe rajon që të largohen menjëherë nga ky shtet.

“Për shkak të tensioneve të ngritura në Iraq dhe rajon, ne u bëjmë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen menjëherë nga Iraku.

Për shkak të sulmeve të milicisë të mbështetur nga Irani në kompleksin e ambasadës amerikane, të gjitha operacionet konsullore janë pezulluar. Qytetarët e Sh.B.A nuk duhet të afrohen pranë Ambasadës.

Qytetarët e SHBA në Irak ose të shqetësuar për të dashurit në Irak mund të kontaktojnë Departamentin e Shtetit në 202-501-4444 ose pa pagesë në Sh.B.A në 888-407-4747.

Shmangni Ambasadën e Sh.B.A në Baghdad. Monitoroni median lokale dhe ndërkombëtare për azhornime”, shkruan në njoftimin e tij Departamenti Amerikan i Shtetit.

Alarmi i Sigurisë është dhënë pas vrasjes se gjeneralit të Lartë të Iranit, Ghassem Soleimani. Që pas prasjes së Soleimanit tensionet në këtë rajon janë rritur së tepërmi.

Vrasja e gjeneralit iranian me vendim të Presidentit Trump kanë bërë që në rajonin e lindjes së mesme të zhvillohen protesta të dhunshme. Ndërsa Irani ka bërë thirrje për hakmarrje.


Shtuar 3.01.2020 21:32