Presidentja kroate bën gafën me Kosovën, e publikon në hartë si pjesë të Serbisë (FOTO LAJM)

Kosova pjesë e territorëve të Serbisë, kjo është gafa e rradhës e bërë tashme edhe nga Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović.

Presidentja e Kroacisë ka shkruar një postim në rrjetin social në Facebook ku në fotografinë e bashkangjitur Kosova është pjesë e Serbisë.

Në postimin e saj, ajo kishte shkruar ‘Kroacia ime nuk ka frikë, Kroacia ime tani po lufton për interesat e saj!’.

Presidentja nuk ka vonuar dhe e ka fshirë fotografinë, por një avokat i cili e ka bërë ‘screenshot’, ka reaguar në Tëitter duke thënë se presidentja e ka shpërndarë hartën e Europës, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë. /albeu.com/


Shtuar 3.01.2020 21:23