Aksidenti tragjik i Bryant, flasin dëshmitarët: Po fluturonte shumë ulët

Dëshmitarët e përshkruajnë si tragjike momentin kur helikopteri më 9 persona në bord ku ndër to ishte edhe Kobe Bryant me vajzën e tij.

Kushtet atmosferike, mjegulla, re të dendura dhe dukshmëria e ulët, të dielën në mëngjes nuk i plotësonin standardet minimale për fluturim dhe departamenti i policisë në Los Anxhelos i kishte ulur në tokë të gjithë helikopterët e tij, sipas CNN. Kjo mund të ketë cuar në rrëzimin e helikopterit.

Dëshmitarët kanë treguar sesi helikopteri i Bryant po fluturonte shumë ulët dhe dukej të ishte në vështirësi.

“Nuk tingëllonte në rregull. Po fluturonte shumë ulët. E pashë duke u rrëzuar dhe duke shpërthyer. Ama ishte e vështirë të vërehej qartë sepse ishte mjegull”, tha dëshmitari Jerry Kocharian.

Helikopteri u zhduk në mjegull dhe Kocharian thotë ta ketë dëgjuar shpërthimin dhe ta ketë parë zjarrin.

“Askush nuk mund t’i shpëtojë kësaj”, shtoi ai.

Një dëshmitar tjetër tha ta ketë dëgjuar një shpërthim masiv dhe pas një qetësie disa sekondash, e kishte parë një zjarr të madh në kodrën e Calabasas. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2020 11:32