SHBA padit faqen më të madhe në botë të kriptove, Binance

Rregullatorët amerikanë paditën dje faqen e tregtimit të kriptomonedhave Binance dhe CEO-n e saj, Changpeng Zhao, pasi dyshohet se kanë operuar një “rrjet gënjeshtrash”.

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC), paraqiti një ankesë në gjykatën federale në Uashington dhe përfshiu 13 akuza kundër Binance, Zhao dhe shkëmbimit të kriptomonedhave në SHBA, i cili deklarohet të jetë i pavarur.

SEC pretendoi se Binance krijoi vëllim tregtar artificial, përdori paratë e klientëve pa leje dhe nuk arriti të parandalonte qytetarët amerikanë që të përdornin platformën.

RËNIE E FORTE E BITCOIN

Pasi qeveria amerikane paditi Binance, Bitcoin pësoi rënien më të madhe të gati tre muajve. Bitcoin pësoi një rënie të menjëhershme pre 6 për qind.

Dy platforma ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa përmes bankës edhe nga Shqipëria. kripomonedha.al


Shtuar 6.06.2023 12:16