Rekordi i ri historik për Bitcoin, ka kaluar 71,000 dollarë

Çmimet e Bitcoin shënuan një rekord të ri të hënën, duke kapërcyer vlerën e 71,000 dollarëve.

Kriptomonedha arriti një nivel të ri prej 71,263,78 dollarësh, sipas të dhënave të CoinDesk.

Që në fillim të vitit 2024 deri më tani, çmimet e Bitcoin janë rritur mbi 67%.

Çmimet e kriptomonedhave janë rritur nga investimet në fondet e reja të tregtueshme në shkëmbim të bitcoin-it (ETF), si dhe nga shpresat që Rezerva Federale e SHBA (Fed) do të ulë normat e interesit së shpejti.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /albeu.com


Shtuar 11.03.2024 09:35