Bitcoin u ngjit mbi 45 mijë dollarë ditën e Marte për herë të parë që muajit Prill 2022 ndërsa kriptomonedha më e madhe në botë e filloi vitin e ri me një optimizëm.
Kriptomonedha arriti nivelin më të lartë në 21 muaj në 45,532 dollarë, ndërsa gjatë vitit të kaluar rikuperoi 156 përqind të vlerë duke përfaqësues performancën më të fortë vjetor që prej 2020.
Ende kriptomonedha është larg rekordit prej 69 mijë dollarë që arriti në Nëntor të 2021.
Ether, një kriptomonedhë e lidhur me blockchainin ethereum, u rrit me 2.6 përqind në 2,414 dollarë ditën e Marte ndërsa gjatë 2023 vlera është rritur me 91 përqind.
Aksionet kripto që ndjekin çmimet e Bitcoin nga afër, u rritën me Coinbase që pati një forcim me 6.4 përqind. E gjithë vëmendja e investitorëve ka qenë nëse autoritetet rregullatorë Amerikane do të aprovojnë së shpejti ETF-të Bitcoin duke hapur tregun për miliona investitorë dhe tërhequr miliarda dollarë investime.
Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë ka refuzuar disa aplikime për ETF në vitet e fundit duke argumentuar se sektori i kriptomonedhave vuan nga manipulimi.
Por në muajt e fundit ka pasur sinjale se qëndrimi i autoriteteve është zbutuar dhe ETF-të e para Bitcoin mund të aprovohen që nga Janari i 2024.
Një refuzim tjetër do të fundoste tregun e kriptoaseteve i cili do të pasonte me një rënie dramatike.
Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova. /PCWorld Albanian