Bie sërish vlera e Bitcoin, ja sa kushton tani

Vlera e kriptomonedhës Bitcoin po vazhdon të lëviz ditë pas dite. Në ditët e fundit vlera Bitcoin ka pasur një ulje të konsiderueshme.

Tani një Bitcoin ka vlerë prej 41 mijë e 900 dollarë, apo dy mijë më pak se sa para disa ditësh.

Trendi i vlerës së kësaj kriptomonedhe gjatë këtij viti ka pasur vetëm ulje, duke i bërë pesimist shumë njerëz që donin të investonin në të.

Megjithatë, ekspertët parashikojnë rritjen afatgjatë të çmimit të Bitcoin që mund të shohë që vlera e tij të arrijë më shumë se 100,000 dollarë deri në vitin 2023, pavarësisht shqetësimeve për paqëndrueshmëri.

 


Shtuar 20.01.2022 15:27