Banka kripto vlerësohet me 1 miliardë dollarë

Kompania me zyra qendrore në Zyrih dhe Singapor, ju jep mundësi investitorëve institucionalë të tregtojnë kriptmonedha dhe të sigurojnë hua. Gjithashtu ofron kujdestari të aseteve dixhitale ndërsa konsumatorët fitojnë interesa për asetet kripto që mbajnë.

Banka e orientuar drejt kriptomonedhave Sygnum siguroi një vlerësim prej 1 miliardë dollarësh pasi ngriti një investim prej 58 milionë dollarësh.

Investimi u udhëhoq nga firma e investimit në bitcoin Fulgur Ventures ndërsa edhe punonjës të kompanisë u bënë pjesë e këtij raundi. Marrëveshja vë theksin tek rikuperimi i industrisë kripto e cila po rifiton besimin e investitorëve pas kolapsit të tregut me falimentimin e FTX në 2022.

Kompania me zyra qendrore në Zyrih dhe Singapor, ju jep mundësi investitorëve institucionalë të tregtojnë kriptmonedha dhe të sigurojnë hua. Gjithashtu ofron kujdestari të aseteve dixhitale ndërsa konsumatorët fitojnë interesa për asetet kripto që mbajnë.

Sygnum nuk ofron shërbime për konsumatorët indivualë. Regjistruar në Lihtenshtajn, kompania synon të ofrojë shërbimet e saj në mbarë tregjet Europiane dhe zonën ekonomike Europiane.

Sygnum tha se të ardhurat nga produktet e saj tregtare – si kripto spot, derivatet, këmbimi valutor dhe letrat me vlerë tradicionale – kishin tejkaluar totalin e vitit të kaluar deri në tremujorin e tretë të 2024.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. /PCWorld


Shtuar 15.01.2025 00:05