ZYRTARE/ UEFA konfirmon lejimin e 5 zëvendësimeve dhe hapjen e stadiumeve me 30% për “Euro 2020”

Komiteti ekzekutiv i UEFA-s ka njoftuar se në ndeshjet e Evropianit 2020 do lejohen pesë zëvendësime.

Shkaku i pandemisë së COVID-19 ka pasur disa rregulla të veçanta siç ishin zëvendësimet, por edhe ndalesa e tifozëve në stadium.

Por, UEFA gjithashtu ka njoftuar rikthimin e tifozëve, pra 30 për qind të kapacitetit të stadiumit.

Përmes një komunikate në rrjetin social, “Twitter”, UEFA ka bërë të ditura të gjitha rregullat e reja.

Ndërkohë, kujtojmë se kualifikimet për Kupën e Botës zhvillohen nga mars 2021 në mars 2022, finalja e Ligës së Kombeve në tetor 2021.


Shtuar 31.03.2021 15:40