ZYRTARE/ Tottenham prezanton trajnerin e ri (FOTO LAJM)

Skuadra e Tottenham Hotspur ka prezantuar trajnerin e ri. Në stolin e Spurs do të ulët Nuno Espirito Santo.

Ish-trajneri i Wolves ka firmosur kontratë dy-vjeçare deri në vitin 2023.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes rrjeteve sociale.

“Kur keni një skuadër me cilësi dhe talentë, ne do të përpiqemi t’i bëjmë tifozët krenarë. Është një kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm të jem këtu”, ishin fjalët e para të Nunos

Kujtojmë që tekniku 47-vjeçar gjatë karrierës menaxhoi këto klube: Rio Ave, Porto, Valencia dhe Wolves./


Shtuar 30.06.2021 21:38