Qëndrim Zyba, lojtari shqiptar ka ndarë rrugët me Legian e Varshavës.
Zyba ishte huazuar te skuadra polake gjatë muajti shkurt të këtij viti nga kampioni i këtij sezoni, Ballkani.
Mesfushori 23-vjeçar tani rikthehet te skuadra nga Suhareka ku ka kontratë deri në vitin 2025.
Mbetet për t’u parë nëse Zyba do të mbetet pjesë e Ballkanit, apo do të nisë ndonjë aventurë të re Europiane.
Me fanellën e Legias, ai u aktivizua 6 sfida, pa mundur të gjente rrugën e rrjetës.
“Qëndrim, faleminderit që luajtët me klubin tonë. Ju urojmë suksese në fazat e mëtejshme të karrierës”, shkruhet në njoftimin e klubit.