Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë të ditur për mediat e vendit se do të heqë dorë nga detyra e kreut të shtetit më 27 shtator.
Vuçiç deklaroi se atë mbrëmje do t’u drejtohet qytetarëve për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre. Ai theksoi se ka qëndruar në postin e presidentit të Republikës për periudhën më të gjatë që prej vendosjes së sistemit shumëpartiak në Serbi.
Të lidhura
None found
“Dua t’ju njoftoj se më 27 shtator do të jap dorëheqjen nga posti i presidentit. Atë mbrëmje do t’u drejtohem qytetarëve dhe do t’i falënderoj për mbështetjen. Kam qenë presidenti i Republikës për kohën më të gjatë që nga vendosja e sistemit shumëpartiak në vendin tonë. Këtë nuk do të mund ta bëja pa qytetarët e këtij vendi”, u shpreh ai.
Presidenti serb shtoi se gjatë detyrës së tij i ka shërbyer me besnikëri Serbisë dhe qytetarëve të saj, duke vepruar me përkushtim dhe duke luftuar për ta.
