Kylian Mbappe raportohet se ka mbetur i befasuar nga reagimi i Ousmane Dembeles, i cili mohoi se gjatë karrierës së tij është konsideruar ndonjëherë si “i zgjedhuri”.
Të lidhura
None found
“L’Equipe” shkruan se Mbappe nuk planifikon t’u përgjigjet publikisht komenteve të bashkëlojtarit të tij te Franca. Sipas të njëjtit burim, dy futbollistët nuk kanë komunikuar që prej deklaratave të fundit.
Mbappe kishte thënë se rruga e Dembeles ishte ndikuar nga lëndimet, ndërsa ai vetë, që në moshë të re, ishte cilësuar si një lojtar i destinuar për të arritur majat e futbollit.
“Dembele është parë gjithmonë si një lojtar i talentuar. Sa i përket meje, gjithmonë jam konsideruar si i zgjedhuri”, kishte deklaruar Mbappe.
Megjithatë, pas triumfit 1-0 të PSG-së ndaj Brestit, Dembele e kundërshtoi hapur këtë përshkrim për veten.
“Unë nuk kam qenë kurrë i zgjedhuri. Kam punuar shumë”, u shpreh Dembele.
Sipas “L’Equipe”, mes dy reprezentuesve të Francës ka pasur edhe më parë përplasje që kanë lidhje me deklaratat e tyre publike.
Dembele është fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, ndërsa të dy lojtarët janë përfshirë në listën me 30 kandidatë për çmimin e vitit 2026.
