Roma vijon serinë perfekte në Serie A, teksa siguroi fitoren e katërt radhazi në po kaq ndeshje, duke mposhtur Torinon me rezultatin 0-2 në transfertë.
Të lidhura
None found
Formacioni i drejtuar nga Gian Piero Gasperini e mori menjëherë iniciativën dhe krijoi disa raste për të kaluar në avantazh. Donyell Malen ishte në qendër të aksioneve të rrezikshme dhe në minutën e 23-të gjeti rrugën e rrjetës, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Presioni i Romës u shpërblye në minutën e 40-të. Pas një topi të rikthyer në zonë, Malen reagoi menjëherë dhe me një goditje të saktë kaloi skuadrën mike në epërsi, 0-1.
Torino u përpoq të ndryshonte rrjedhën e takimit pas pushimit dhe iu afrua barazimit. Në minutën e 58-të, Giovanni Simeone mori një pozicion të favorshëm brenda zonës, por tentativa e tij u neutralizua lehtësisht nga Mile Svilar.
Roma e kontrolloi avantazhin dhe vazhdoi të paraqitej kërcënuese në kundërsulme. Në minutën e 70-të, Nahuel Molina provoi me një goditje të fortë nga jashtë zone, por Lucas Perri ndërhyri në mënyrë spektakolare për ta ndalur topin.
Torino kërkoi golin e barazimit deri në fund, megjithatë mbrojtja e Romës qëndroi e konsoliduar. Në minutat shtesë, kryeqytetasit i dhanë goditjen përfundimtare ndeshjes.
Në minutën e 90+3-të, Niccolo Pisilli përfitoi nga një top i lirë brenda zonës dhe goditi saktë në këndin e poshtëm të majtë, duke shënuar 0-2 dhe duke mbyllur përfundimisht çështjen e fituesit.
Me këtë rezultat, Roma e ka nisur kampionatin në mënyrë ideale, me katër fitore në katër xhirot e para, ndërsa skuadra e Gasperinit konfirmon ambicien për të qenë një nga ekipet kryesore të këtij sezoni në Serie A.
