Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt Bllokut të Sigurisë: “Lironi çunat!”, ndalesë edhe te Gjykata e Lartë

Pas fjalimeve të mbajtura nga aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë, protesta e sotme ka vijuar me marshimin e pjesëmarrësve në rrugët e Tiranës.

Protestuesit, të cilët ndodhen në ditën e 106-të të qëndresës, janë nisur nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, duke lëvizur të organizuar me flamuj kombëtarë dhe pankarta.

Të lidhura

None found

Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, mes tyre “Rama jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”.

Sipas njoftimit të Edison Likës, protesta do të ndalet fillimisht edhe te Gjykata e Lartë. Më pas, pjesëmarrësit do të vijojnë drejt Bllokut të Sigurisë, ku ndodhen protestuesit e arrestuar gjatë tubimit.

“Lironi çunat!” është një tjetër prej thirrjeve që po përsëritet nga turma gjatë marshimit.

Protestuesit kanë deklaruar se do ta vazhdojnë aksionin qytetar dhe marshimet, në funksion të kërkesave të tyre.


sultanbeyli escortparla iptvjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibom