Trump kundër ngadalësimit të AI-së: SHBA duhet të ruajë epërsinë ndaj Kinës

Donald Trump ka hedhur poshtë shqetësimet për rreziqet e inteligjencës artificiale, pavarësisht paralajmërimeve të fundit nga ekspertë të fushës për pasojat e zhvillimit të saj me ritme të larta.

Të lidhura

None found

Presidenti amerikan është shprehur se kundërshtimet ndaj avancimit të AI-së po ekzagjerojnë rreziqe që, sipas tij, nuk do të materializohen.

Një ish-studiues i kompanisë Anthropic ka paralajmëruar se ekziston një mundësi e madhe që bota të shkojë drejt kolapsit, nëse inteligjenca artificiale vijon të zhvillohet me këtë shpejtësi.

Trump nuk e ka komentuar drejtpërdrejt këtë vlerësim, por ka theksuar se Shtetet e Bashkuara janë përpara Kinës në fushën e AI-së. Ai ka shtuar se dëshiron që kjo epërsi të ruhet, pasi, sipas tij, vendi që fiton në inteligjencën artificiale fiton të gjitha betejat.

Ndërkohë, në një postim të publikuar pasditen e së hënës, presidenti amerikan ka sulmuar drejtpërdrejt themeluesin e Anthropic, Dario Amodei.

Trump ka deklaruar se inteligjenca artificiale ka nevojë vetëm për kontrollin e një presidenti të fortë dhe të zgjuar, duke pretenduar se administrata e tij ka penguar individë të sektorit të AI-së të ndërmarrin veprime të këqija ose potencialisht të dëmshme. Ai ka përmendur në mënyrë të veçantë Dario Amodein dhe ka akuzuar se po zhvillohet një “konspiracion i sëmurë” kundër inteligjencës artificiale dhe qendrave të të dhënave, nga i cili përfiton Kina.

Përplasja mes Anthropic dhe qeverisë amerikane nuk është e re. Dy palët u përballën së fundmi në gjykatë, pasi Departamenti Amerikan i Mbrojtjes e klasifikoi kompaninë teknologjike si rrezik për zinxhirin e furnizimit në shkurt.

Më pas, Anthropic paditi qeverinë federale, duke argumentuar se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegeth kishte tejkaluar kompetencat e tij. Kompania e fitoi çështjen gjyqësore.


Shtuar 14.09.2026 20:50

sultanbeyli escortparla iptvjojobetcasibomcasibomjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetCratosroyalbetPusulabetHoliganbetHoliganbetJojobetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetjojobet girişcasinofaststarzbetjojobetJojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetjojobetbahsegelizmir escortjojobetMarsbahisMarsbahisMarsbahis GirişBahsegelMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomcasibom