ZYRTARE/ Dinamo firmos me Almir Ajzerajn, kampioni i Superligës së Kosovës i bashkohet ekipit të Ilir Dajës

Dinamo ka zyrtarizuar një nga afrimet më të rëndësishme të merkatos së verës, duke prezantuar sulmuesin Almir Ajzeraj si lojtarin më të ri të skuadrës.

Klubi i kryeqytetit e bëri publik lajmin përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale, ku njoftoi se 28-vjeçari do të jetë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja në prag të përgatitjeve për sezonin e ri, me nisjen që përkon me sfidën e parë në Conference League.

Të lidhura

None found

Në të njëjtin njoftim theksohet se presidenti Adrian Bardhi është angazhuar personalisht për ta mbyllur me sukses këtë tratativë, në funksion të plotësimit të kërkesave të trajnerit Daja gjatë këtij sesioni merkatoje.

Ajzeraj mbërrin te blutë pas një eksperience të rëndësishme në karrierë. Në edicionin e fundit ai u shpall kampion i Superligës së Kosovës me Dritën, skuadër me të cilën regjistroi 47 paraqitje dhe realizoi 1 gol. Më herët, sulmuesi i qendrës ka luajtur edhe me Skënderbeun në Superiore.

POSTIMI:

“Mirë se vjen Almir Ajzeraj! FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë se Almir Ajzeraj është lojtari ynë më i ri. Skuadrës sonë i bashkohet një futbollist me kualitet dhe eksperiencë edhe në arenën ndërkombëtare, pas aktivizimit me Dritën në grupet e Conference League sezonin e shkuar. Ajzeraj, 28 vjeç, luan në të dy krahët e sulmit, apo edhe si numër 10. Lojtari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe i është bashkuar skuadrës në Ohër, ku po zhvillohet faza përgatitore. Presidenti Adrian Bardhi është i angazhuar maksimalisht për të plotësuar të gjitha kërkesat e trajnerit Ilir Daja në merkaton e verës, duke e kompletuar skuadrën në çdo aspekt që ajo të jetë sa më kompetitive në Europë dhe sezonin e ardhshëm. Pas Almir Ajzerajt, do të ketë të tjera dhurata për stafin teknik dinamovit. Mirë se vjen në familjen blu dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të vendit Almir Ajzeraj!”


Shtuar 17.06.2026 19:17

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbet