Pierre-Emerick Aubameyang do të vazhdojë karrierën në Arabia Saudite, tek klubi Al-Qadsiah, që ka konfirmuar transferimin e sulmuesit.
Sulmuesi i njohur që bëri karrierë në klube të mëdha si Milan, Dortmund, Arsenal, Barcelonë, Chelseat dhe Marseillet ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
Të lidhura
None found
Aubameyang së fundmi ishte te Marseille në Ligue 1 të Francës, por francezët nuk kanë arritur atë ta bindin të qëndrojë në ekip, pasi që oferta arabe ishte shumë e madhe.
Madje ka pasur edhe takim me trajnerin e ri të Marseille, Roberto De Zerbi, por Aubameyangu kishte vendosur largimin.
35-vjeçari në edicionin e kaluar pati 30 gola të realizuar dhe 11 asistime, duke qenë lojtari kryesor i Marseilles.
