Zyrtare: Altin Aliu kalon te Partizani pas eksperiencës së shkëlqyer me Malishevën

Skuadra e Partizanit ka konfirmuar afrimin më të ri për sezonin që po afron, duke siguruar shërbimet e sulmuesit anësor nga Gjilani, Altin Aliu.

Të lidhura

None found

Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi kryeqytetas njoftoi se ka gjetur akordin me futbollistin 26-vjeçar, i cili mbërrin pas një paraqitjeje mbresëlënëse me fanellën e Malishevës.

Gjatë edicionit të kaluar, Aliu u shqua si një prej lojtarëve kyç të skuadrës malishevase, duke regjistruar 8 gola dhe 3 pasime vendimtare.

Marrëveshja mes palëve parashikon një kontratë me kohëzgjatje 1+1 vjet, ndërsa për sulmuesin kjo shënon herën e parë që do të luajë në elitën e futbollit shqiptar.

“Partizani ka kënaqësinë të komunikojë zyrtarizimin e marrëveshjes me Altin Aliun. Sulmuesi nga krahu, me origjinë nga Gjilani, i shtohet skuadrës sonë pas një sezoni të suksesshëm te nënkampionët e Malishevës,” lexohet në deklaratën e lëshuar nga klubi.

Futbollisti do të integrohet pa vonesë me grupin në Pogradec, ku do të fillojë stërvitjet nën drejtimin e trajnerit Florin Bratu, për t’u përgatitur për sfidat e reja.


Shtuar 24.07.2026 18:33

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetganobetbetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet