Nëse po shikoni të blini një fanellë të Real Madridit me emrin e yllit të ri, Kylian Mbappe, përgatituni të harxhoni pak më shumë nga xhepat tuaj.
Versioni autentik i fanellës së Mbappes do t’ju kushtojë hiç më pak se 170 euro.
Megjithatë, nëse nuk po planifikoni të djersiteni në fushë dhe thjesht dëshironi një fanellë me stil dhe pa numër, opsioni i zakonshëm do t’ju kushtonte 120 euro.
Ky çmim i fanellës së Mbappes është për disa euro më i lartë sesa i fanellave të yjeve tjerë si Jude Bellingham apo Vinicius Junior.
Në krahasim, fanellat për lojtarë si Bellingham dhe Vinicius Jr kushtojnë 20 euro më pak se ato të Mbappes.
Fanella autentike e këtyre kushton 150 euro, ndërsa fanella e ‘thjeshtë’ 100 euro.
Pra, pse duhet të paguani më shumë?
Gjithçka varet nga kontrata e Mbappes. Marrëveshja e francezit përfshin një klauzolë që i jep atij 80% të të drejtave të imazhit nga shitja e fanellave.
Si i tillë, Real Madridi ka vendosur një çmim më të lartë për fanellat e tij për të mbuluar këto kosto dhe për të siguruar që klubi të bëjë gjithashtu një fitim.