Zbulohen tre fituesit e radhës nga gara “Eksperti” për javën e pestë

Gara emocionuese “Eksperti” e Telegrafit, e cila po mbahet gjatë Kampionatit Botëror 2026, vijon të gjallërojë audiencën me mbi 7500 pjesëmarrës që tashmë kanë sfiduar aftësitë e tyre parashikuese për ndeshjet e turneut.

Të lidhura

None found

Pas përfundimit të katër javëve të para dhe shpërblimit të fituesve përkatës, tani ka ardhur momenti për të shpallur edhe tre konkurentët më të suksesshëm të javës së pestë, të cilët arritën të siguronin më shumë pikë falë parashikimeve të tyre.

Kreu i renditjes u zë nga pjesëmarrësi me emrin “Afrim”, i cili arriti të mbledhë gjithsej 58 pikë, duke siguruar kështu shpërblimin kryesor javor: një fundjavë relaksuese në restoring FAFA.

Menjëherë pas tij, në pozitën e dytë me 56 pikë, u klasifikua “Erjoniii” duke fituar një vaucher me vlerë 50 euro nga Suna Sport. Podiumi u plotësua nga “zizou”, i cili grumbulloi 52 pikë dhe u shpërblye me një orë inteligjente Samsung FIT3.

Të tre fituesit tashmë janë njoftuar nga stafi i Telegrafit përmes adresës elektronike që kanë përdorur për t’u regjistruar në platformën shpërblyese “Eksperti”, për të marrë shpërblimet dhe udhëzimet e nevojshme.

Konkurrenca mbetet e ndezur për javën e fundit, teksa mijëra përdorues vazhdojnë të garojnë për shpërblime tërheqëse duke parashikuar ecurinë e ndeshjeve të Botërorit.

Pikët e fituesve të javës së pestë janë përllogaritur nga të dhënat e grumbulluara gjatë periudhës 6 korrik (e hënë) deri më 12 korrik (e diel) në orën 23:59, intervali që përcaktonte javën e pestë të aktivitetit “Eksperti”.

Ndërkohë, java e gjashtë ka nisur pas orës 00:01 të datës 13 korrik (e hënë) dhe do të zgjasë deri në orën 23:59 të së dielës, po ashtu më 13 korrik.

Gjatë gjithë kampionatit, garuesit e “Ekspertit” do të synojnë të ngjiten sa më lart në renditje, ndërsa në përfundim të Botërorit 2026, pjesëmarrësit më të dalluar do të marrin çmime madhore si iPhone 17 Pro Max, trotinet elektrike Segway dhe një PlayStation 5.

Rregull shtesë: Në rastet kur dy apo më shumë lojtarë grumbullojnë pikë të barabarta, klasifikimi përcaktohet nga kritere shtesë të paracaktuara nga sistemi. Përparësi u jepet atyre që kanë numër më të madh rezultatesh të sakta, më shumë parashikime me diferencë të saktë golash dhe më shumë fitues ndeshjesh të parashikuar saktë. Në qoftë se barazimi vijon edhe më tej, atëherë përparësi fiton lojtari që e ka regjistruar parashikimin i pari.


Shtuar 13.07.2026 16:40

matbetfixbetcasibomEsenyurt EscortmatbetsezarcasinoJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş