Zaniolo bëhet pishman, kërkon rikthimin në Seria A

Kalimi i Nicolo Zaniolos tek Galatasaray rezultoi një surprizë në merkaton e kaluar dimërore, lojtar që prej kohësh pretendohet me ngulm në Serinë A .

Aktualisht Milani është ekipi që po insiston për mesfushorin dhe duke patur parasysh se klauzola e prishjës së kontratës me turqit arrin 35 milionë eurot, drejtuesit e kuqezinvje tashmë kanë përveshur mëngët për ta realizuar objektivin gjatë verës.

Sipas disa deklaratave së fundmi , 25 vjeçari po e mendon seriozisht ndryshimin e destinacionit sepse konsideron se kalimi tek Galatasaray ishte një hap mbapa në karrierë.

Kampionët në fuqi të Scudettos ia kanë hapur derën e ‘’ San Siros ‘’ ishi-t të Interit, i cili në vazhdimësi duhet të japë maksimumin për të qenë në lartësinë e duhur , ndoshta tek një ekip si Milani ku presioni është shumë i madh.

Fitimi i kampionatit i çliroi djemtë e Stefano Piolit , të cilët kanë patur një ecuri të mrekullueshme, sidomos në Champions League , kompeticion ku do të përballen në dy sfida të vlefshme për çerekfinalet me Napolin.

Nëse Nicolo Zaniolo do të veshë bluzën kuq e zi do të shëndërrohej në një ndër blerjet më cilësore në Itali, tek një ekip që e njeh shumë mirë për arsye të përballjeve në të kaluarën.


Shtuar 27.03.2023 18:27