Xhaka mungon, Shaqiri kapiten ndaj Zvicrës: Jam krenar që do ta mbaj shiritin

Granit Xhaka do të mungoj në ndeshjen çerekfinale në Kampionatin Europian EURO20 kundër Spanjës.

Për shkak të mungesës së mesfushorit kosovar, shiritin e kapitenit në këtë sfidë do ta bartë lojtari nga Zhegra e Gjilanit, Xherdan Shaqiri.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri Petkovic dhe lojtari, Shaqiri përmes konferencës për shtyp.

‘Jam krenar që do të mbaj shiritin e kapitenit. Do të mundohem t’i ndihmoj ekipit në fushë. Nëse mund ta çojmë performancen tonë në nivelin 100, atëherë gjithçka është e mundur. Ashtu si kundër Spanjës”, është shprehur Shaqiri

Sa i përketë mungesës së Granit Xhakës dhe kundërshtarit, Spanja, trajneri Petkovic thotë: “Spanja është favoriti, por ne besojmë. Kam kujtime të mira nga Rusia. Ne kemi një ekip të mirë dhe kam një plan se si do ta zëvendësoj Granit Xhakën”.

Nesër, e premte (2 korrik), Zvicra luan ndeshjen kundër Spanjës në stadiumin rus ‘Saint Petersburg’.


Shtuar 1.07.2021 16:25