Xavi i drejtëpërdrejtë: Nuk kam folur me Coutinhon, por në janar duhet të ketë largime

 Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka pranuar se klubi po punon për largimin e disa lojtarëve gjatë merkatos së janarit.

Skuadra ka afruar Ferran Torres, të cilin nuk e ka regjistruar akoma në ligë, sepse nuk ka hapësira në paga.

Për ta bërë një gjë të tillë, disa lojtarë duhet të largohen. Coutinho është në mesin e lojtarëve që përmenden si mundësi për t’u larguar. Xavi ka thënë se nuk ka biseduar akoma me të, por përmend largimet.
“Unë nuk kam folur me Coutinho për të ardhmen e tij”, ka thënë Xavi.

“Për të pasur nënshkrime, duhet të ketë largime. Kjo është e vërtetë”, shtoi spanjolli.

Përveç Coutinho, edhe Umtiti, Dest e Luuk de Jong janë në mesin e lojtarëve që pritet të largohen.


Shtuar 4.01.2022 13:40