Erblin Osmani zgjedh Kosovën, vendimi i talentit të Bayern Munichut merr vëmendjen e mediave gjermane

Zgjedhja e mesfushorit Erblin Osmani për të luajtur me Kosovën ka shkaktuar reagime në Gjermani, ku disa prej mediave kryesore kanë komentuar vendimin e talentit të Bayern Munichut.

Të lidhura

None found

17-vjeçari është përfshirë në listën e përzgjedhësit Franco Foda për sfidat e Ligës së Kombeve. Pasi bindi trajnerin gjerman, Osmani pranoi ftesën e Kosovës, duke lënë pas përfaqësuesen e Gjermanisë, ku mbante edhe shiritin e kapitenit.

Gazeta “Bild” e ka cilësuar këtë hap si një vendim kundër Gjermanisë. Në artikullin e saj, media gjermane shpreh edhe shpresën që Foda të mos e aktivizojë Osmanin në katër takime.

“Një tjetër goditje për Kombëtaren e Gjermanisë. Talenti në rritje Erblin Osmani ka refuzuar të luajë për Gjermaninë. Ai është ftuar për herë të parë nga Kosova”, shkruan “Bild”.

Sipas gazetës, mundësia që Osmani të rikthehet te Gjermania nuk është përjashtuar ende plotësisht, pasi thjesht grumbullimi me Kosovën nuk e bën zgjedhjen përfundimtare. Vendimtare do të jetë aktivizimi i tij në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

“Nëse luan në katër ndeshje për Kosovën, atëherë ai nuk do të mund të përfaqësojë më Gjermaninë”, thuhet më tej në shkrim.

Kosova pritet të luajë katër ndeshje gjatë këtij muaji dhe në fillim të tetorit. Kundërshtarët e saj do të jenë Irlanda, Austria në dy raste dhe Izraeli.


sultanbeyli escortparla iptvcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisroketbetjojobetjojobetmarsbahisMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetbullbahismarsbahis güncel girişjojobetcasibomJojobet GirişsekabetHoliganbetJojobetJojobetMadridbetBetparkBetparkPusulabetcasibombahsegel girişbahsegel