Nick Woltemade u përmend si një alternativë për Barcelonën në ditët e fundit të afatit kalimtar, por destinacioni i tij përfundimtar u bë Juventusi.
Mediumi spanjoll Mundo Deportivo raportoi se klubi katalanas e analizoi mundësinë e transferimit të sulmuesit 24-vjeçar, në një periudhë kur pozita e tij te Newcastle nuk ishte e qartë. Megjithatë, drejtuesit e Barcelonës kishin vendosur tashmë që të sillnin Gabriel Jesusin nga Arsenali.
Të lidhura
None found
Kur Woltemade u shfaq në listën e opsioneve të Barcelonës, braziliani ndodhej shumë pranë transferimit në “Camp Nou”, ndërsa bisedimet mes palëve po zhvilloheshin në mënyrë diskrete.
Gjermani ishte bashkuar me Newcastle nga Stuttgart për 75 milionë euro, pas një sezoni mbresëlënës në Gjermani. Megjithatë, në Angli ai nuk arriti të fitonte hapësirën që kërkonte, duke bërë që për të të shfaqnin interes disa prej klubeve të mëdha të Evropës, mes tyre Borussia Dortmundi dhe Atletico Madridi.
Juventusi rezultoi klubi më i shpejtë në këtë garë dhe e mbylli marrëveshjen me Newcastle për huazimin e Woltemades deri më 30 qershor 2027.
Kalimi në Torino u ndikua edhe nga perspektiva për të luajtur më rregullisht dhe për të marrë një rol më të rëndësishëm brenda skuadrës.
Luciano Spalletti beson se sulmuesi gjerman ka një profil të veçantë, pasi kombinon forcën fizike, aftësinë për të luajtur me shpinë nga porta dhe rrezikshmërinë në zonën kundërshtare.
Pas lidhjes së emrit me Barcelonën, Woltemade tashmë do të vazhdojë karrierën te Juventusi, ku synimi i tij është të fitojë vazhdimësi dhe të shfaqë potencialin në Serie A.
