VIDEO/ Supergoli i Mesit vlen 1 pikë, argjentinasi shpërthen ndaj arbitrit pas ndeshjes

Leo Mesi shënoi një supergol në Amerikë. Luhej minuta e 67-të e takimit mes Inter Majemi – Sharlot, teksa argjentinasi lëshoi një gjuajtje të pakapshme nga jashtëzone.

Goli barazoi takimin dhe pati vlerë 1 pikë për vendasit e Inter Majemi. Në përfundim të sfidës së vlefshme për MLS, Mesi nuk dukej aspak i lumtur.

Argjentinasi shkoi t’i kërkonte llogari arbitrit kryesor, ndërsa kishte pretendime për penallti të padhënë. Për këtë dhe u ndëshkua me karton të verdhë.


Shtuar 29.09.2024 13:48