Konfirmohet nga drejtuesit, Messi në “radarët” e skuadrës së njohur amerikane

Një lajm i bujshëm vjen nga Amerika. Orët e fundit po qarkullon lajmi që Lionel Messi është një nga objektivat e merkatos së skuadrës së njohur amerikane.

Inter Miami kërkon shërbimet e yllit të Argjentinës dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë drejtuesi i skuadrës amerikane.

Të lidhura

None found

Përgjatë një interviste për “Mundo Deportivo”, drejtuesi Xavier Asensi ka konfirmuar se ai dëshiron të transferojë Messin në Miami, por gjithçka varet nga vetë zgjedhja e lojtarit. Messi sakaq ka edhe një vit kontratë me PSG.

“Varet nga ai dhe vullneti i tij. Ne duam të kemi lojtarët më të mirë në botë dhe mendoj se Messi është më i miri i historisë. Është një nga objektivat e klubit tonë”, ka theksuar Asensi.