VIDEO / Granit Xhaka jep një asist mahnitës në fitoren e Leverkusenit, 36 ndeshje pa humbje për “aspirinat”

Bajer Leverkuseni vazhdon të mbetet i pamposhtur. Plot 36 ndeshje pa humbje në këtë sezon për skuadrën gjermane. “Aspirinat” kanë mposhtur sot Volfsburgun e rezultatin 2-0, duke ruajtur distancën prej 10 pikësh me Bajernin e Mynihut.

Jenci la Wolfsburgun me 10 lojtarë në minutën e 28 të takimit, çka shtroi edhe rrugën drejt fitores për Leverkusenin.

Tela kaloi në epërsi Leverkusenin në minutën e 37 të takimit, ndërsa në të 86-n ishte Virtci ai që vulosi shifrat në 2-0.

Një meritë të madhe në golin e dytë e pati Granit Xhaka. Mesfushori shqiptar dha një asist mahnitës për Virtcin, që nuk mund të gabonte përballë portierit.

Një sezon i jashtëzakonshëm për ekipin e Ksavi Alonsos, që po ecën i sigurt drejt titullit kampion.


Shtuar 10.03.2024 21:57