VIDEO / “Bella Ciao, Bella Ciao”, Leverkusen ‘largon’ lojtarët e Romës nga stadiumi në mënyrën e veçantë

Bayer Leverkusen ia doli që të kualifikohej në finalen e Europa League pasi eliminoi Romën në gjysmëfinale.

Sfidën e parë në Itali, Leverksuen e fitoi 0-2, teksa mbrëmjen e djeshme në “BayArena”, gjermanët barazuan 2-2, rezultat që i dërgoi në finale.

Një moment epik në përfundim të kësaj sfide ishte kur në stadium u vendos kënga “Bella Ciao”.

Një ‘thumbim’ i rëndë nga ana e Bayer Leverkusen në drejtim të Romës, duke i përcjellur lojtarët verdhekuq me një këngë italiane, përkthimi i së cilës është “Mirupafshim bukuroshe”.


Shtuar 10.05.2024 16:47