Xavi ka shfryrë ndaj gazetarëve në konferencën pas ndeshjes me Las Palmas. Barcelona fitoi 1-2 me një gol me penallti në minutën e fundit të ndeshjes. Një nga gazetarët spanjoll e pyeti teknikun katalanas se çfarë do të ndodhte nëse blaugranat nuk do të përmbysnin sfidën.
Kjo pyetje nuk i ka pëlqyer aspak Xavit i cili ka kërkuar më shumë respekt për ekipin e tij duke qenë se janë kampionët në fuqi të LaLigas.
“Çfarë do të kishte ndodhur po të kishim humbur? Nuk e di, hipoteza negative bëhen gjithmonë dhe kjo nuk ndodh me trajnerët e tjerë. Këto biseda janë bërë një here, mbaroi ndeshja dhe fituam, kaq. Më duket absurde, po luftojmë për kampionatin, jemi kampionët në fuqi, duhet të keni respekt”, u shpreh Xavi. /newsport.al/