Transferimi i Erion Veliajt në burgun e Fierit, ministri Toni Gogu u përgjigjet zyrtarisht Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, u ka dërguar përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt për transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nga burgu i Durrësit në institucionin penitenciar të Fierit, mëson Anila Hoxha.

Gjithashtu, pritet qëndrimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi ministri Gogu ka urdhëruar zhvillimin e një inspektimi mbi 24 transferimet e të dënuarve të realizuara gjatë 11 ditëve të fundit.

Të lidhura

None found

Sipas burimeve, kontrolli do të shqyrtojë nëse procedurat e ndjekura për këto lëvizje kanë qenë në përputhje me rregullat. Përfundimet pritet të publikohen pasi Drejtoria e Burgjeve të japë përgjigjen zyrtare.


Shtuar më 30.10.2026 11:20