Vendos të largojë Agueron, City futet “rrufeshëm” për Haaland

Manchester City është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland, pasi e shohin si zëvendësuesin ideal të Agueros.

Dje u njoftua që argjentinasi që është golashënuesi numër një në histori të klubit do largohet sapo kontrata t’i skadojë në fund të edicionit, pas plotë 10 viteve.

Sipas Manchester Evening, City beson se norvegjezi do jetë pasuesi i duhur për Agueron dhe janë të gatshëm të garojnë me gjigantët e tjerë evropianë.

Klubet e tjera elitare si Manchester United, Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona gjithashtu kanë shprehur interesim për Haalandin.

20-vjeçari vlerësohet te Dortmund me vlerë 150 milionë euro dhe ka bërë 31 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 33 gola dhe dhuruar tetë asistime.


Shtuar 30.03.2021 10:03