Van de Beek i “shkel” syrin ekipit spanjoll

Van de Beek dëshiron largimin nga Manchester United dhe preferon të transferohet tek Real Madrid.

Sipas “Defensacentral24” , 24 -vjeçari holandez i ka kërkuar agjentit të tij që të fillojë bisedimet me “Los Blancos”.

Ish – lojtari i Ajax-it ka një shans të mirë për tu transferuar tek spanjollët sepse i pëlqen Ancelottit dhe Real me shumë mundësi do të largojë dy mesfushorët , Isco dhe Ceballos.

Për Isco janë të interesuar Milan dhe Juventus./albeu.com


Shtuar 22.10.2021 10:24