Akuzoi socialistin për vjedhjen e tokave në Dhërmi, kërcënohet me jetë familja e njohur (FOTO LAJM)

Familja e Irini Buas është kërcënuar me jetë nga persona ende të paidentifikuar.

Familja Bua ka denoncuar më parë se i kanë grabitur pronat në Dhërmi. Burimet bëjnë me dije se kësaj familje i kanë hedhur një plumb nga persona ende të paidentifikuar dhe po ashtu i kanë vrarë edhe papagallin.

Kujtojmë se 3 vite më parë Irini Bua  denoncoi se i janë grabitur 11 mijë metër/katrorë pronë të fituar me ligjin 7501.

Ajo akuzoi drejtpërdrejtë ish-deputetin Alket Hyseni, i cili nga ana tjetër ky i fundit mohoi akuzat duke u shprehur asokohe se pasuria e tij dhe trualli i fituar në bregdet janë me burime të ligjshme dhe konform rregullave. /albeu.com/