Ukraina mposht lehtë Armeninë dhe kryeson grupin (VIDEO)

Ukraina ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Armenisë me rezultatin e pastër 3-0 në një ndeshje të vlefshme për grupet e Nations League.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse Ukraina ishte kryefjala e atyre 45 minutave të para.

Pjesa e dytë foli totalisht për Ukrainën, ku erdhi edhe goli në minutën e 61-të nga Malinovsky pas një asistimi të Karavaev.

Vendasit kanë menaxhuar totalisht lojën pa probleme dhe duke qarkulluar topin arriti të gjente edhe golin e dytë. Në minutën e 77-të ishte Karavaev i cili dyfishoi shifrat.

Ukrainasit nuk u mjaftuan me kaq pasi në minutën e 84-të ishte Mykolenko i cili trefishoi shifrat.

Ukraina kështu renditet në vendin e parë të grupit me 6 pikë pas dy fitoreve radhazi./ h.ll/albeu.com

Shtuar 11.06.2022 17:16